PËRDITSHMËRI
PËRDITSHMËRI
Fjalorth i huazimeve në gjuhën e jetës së përditshme
ngjyrë e kuqe
FJALA E HUAZUAR
ngjyrë e rimtë
GJEGJËSJA KRYESORE
ngjyrë e hirtë
GJEGJËSE TË TJERA
25-50-75-100 %
a-
ABANDONÓJ ⇒ BRAKTÍS 100%
abandoním ⇒ braktísje || i/e abandonúar ⇒ i/e braktisur
Familja e fjalëve me rrënjë “abandon” është krejtësisht e panevojshme në gjuhën shqipe. Fjala abandon vjen nga gjuhët neolatine. Herët kishte kuptimin “të marrësh diçka nën zotërim”, por me kalimin e kohës, fjala mori kuptimin e “të lënit të diçkaje nën zotërimin e dikujt tjetër”. Nuk ka kurrfarë arsyeje për të përdorur këto fjalë në vend të fjalëve shqipe: braktis, braktisje, i/e brsktisur etj. Madje, fjala shqipe, përveç që e zëvendëson krejtësisht fjalën abandon, ka një kuptim edhe më të gjerë: mund të përdoret edhe për vende. P.sh., Dy djemtë braktisën shtëpinë.
ABONÓHEM ⇒ PAJTÓHEM 100%
aboním ⇒ pajtím || aboné (autobusi, etj.) ⇒ pajtím
Fjalët abonoj, abonim, abone etj. na vijnë nga gjuha frënge. Këto fjalë tashmë përdoren dendur, edhe pse janë krejtësisht të panevojshme. Fjala pajtim është shumë e gjerë në gjuhën shqipe:
pajtohem me dikë (që jam zënë), d.m.th. vendos marrëdhënie të mira – ky është kuptimi kryesor me të cilin shumica e lidh fjalën;
pajtohem me mendimet e dikujt – këtu ka kuptimin e huazimit “dakord”, pra, pajtohem me dikë, me mendimet e dikujt etj;
porosi që bën dikush, duke paguar sasinë përkatëse të të hollave, për të marrë rregullisht ose për të përdorur diçka për një kohë të caktua – ky është kuptimi që përcakton fjalën “abonim”.
Fjala “pajtim” ka edhe disa kuptime të tjera, si p.sh. (4) pajtoj fëmijën (e bëj të qetësohet nga të qarat, nga grindjet), ose (5) pranoj një gjendje ashtu siç është, pa u përpjekur ta ndryshoj, p.sh. pajtohem me të metat e tua (të pranoj ashtu siç je). (6) Në fund, fjala “pajtim” ka edhe kuptimin e të hyrit në punë te dikush me pagesë, p.sh. U pajtova ndihmës te Artani.
Kjo thellësi e fjalës “pajtim” mund të jetë një nga arsyet pse shqipfolësit përdorin fjalë si “abonim” dhe “dakord” në vend të fjalës shqipe. Megjithatë, vlen të theksohet se fjalët në gjuhën shqipe zakonisht janë mjaft të gjera, të thella, të plota. Me përdorimin e kontekstit, ndahet se me cilin kuptim po e përdorim fjalën.
ABROGÓJ ⇒ SHFUQIZÓJ 100%
abrogím ⇒ shfuqizím || i/e abrogúar ⇒ i/e shfuqizúar
ABSORBÓJ ⇒ PËRTHÍTH 100%
absorbím ⇒ përthíthje || i/e absorbúar ⇒ i/e përthíthur
ABSTRAKT ⇒ SHKURTORE 100%
Kujdes! Këtu fjalën “abstrakt” e përdorim me kuptimin e një shkrimi përmbeldhës që gjendet zakonisht në krye të një punimi shkencor, apo të një libri të caktuar. Me kuptimin “diçka e paperceptueshme nga shqisat”, fjala “abstrakt” do të përdoret e tillë: emër abstrakt, ide abstrakte etj.
ABUZÓJ ⇒ SHPËRDORÓJ / KEQTRAJTÓJ 100%
abuzím ⇒ shpërdorim / keqtrajtím
Fjala “abuzim” ka tri kuptime dhe gjuha shqipe ka dy gjegjëse për këto kuptime:
shpërdorim: kjo përdoret për përdorimin me tepricë të diçkaje, p.sh. shpërdorim i ushqimit, shpërdorim i mjeteve të punës etj. OSE për veprimin në kundërtshim me ligjin a me moralin, duke shfrytëzuar detyrën a besimin e të tjerëve për përfitime vetjake, p.sh. shpërdorim detyre (për punonjësit), shpërdorim besimi etj.
keqtrajtim: ky kuptim është më i vonë, ndaj është e lehtë të ngatërrohemi. Në gjuhën shqipe, fjala gjegjëse për këtë kuptim të fjalës “abuzim” është keqtrajtimi; p.sh., keqtrajtim i fëmijëve, keqtrajtim i punonjësve etj. Nuk e përdorim këtu fjalën “shpërdorim”, pasi është fjalë që nuk tregon respekt ndaj qenies njerëzore. Njeriu, apo gjëja e gjallë, nuk mund të shpërdorohet; kjo gjë do të ishte moralisht e mbrapshtë. Ndaj, përdoret fjala më e kujdesshme, më e butë , “keqtrajtim” (të dyja fjalët, sigurisht, kanë kuptime të këqija, nuk ka “keqtrajtim të mirë”).
ADAPTÓJ ⇒ PËRSHTÁT 100%
Fjalët me rrënjë “adapt” vijnë nga gjuhët neolatine.
ADERÓJ ⇒ BASHKÓJ 100%
AFARÍST ⇒ TREGTÁR 100%
AFEKSIÓN ⇒ DHEMBSHURÍ 90%
Fjala dhembshuri në gjuhën shqipe është shumë më e plotë, më e fortë dhe më e çiltër se fjala “afeksion”. Së pari, ka në përbërje të saj fjalën “dhimbje”, pra të të dhimbet dikush, të ndjesh dhimbje për të, nuk është diçka që ndodh me këdo. Së dyti, për vetë vendin që kjo fjalë zë në gjuhën shqipe, për sa i përket përdorimit nga vetë shqipfolësit, njerëzit e letrave, fjala “dhembshuri” i përket një shkalle më të lartë ndjeshmërie.
AFÉRË ⇒ ÇË́SHTJE 100%
AFIRMÓJ ⇒ POHÓJ 100%
AFISHÓJ ⇒ SHPALL (PARAQÉS) 100%
AGRAVÓJ ⇒ PËRKEQËSÓJ 100%
AGJÉNDË ⇒ RÉND DÍTE 100%
Fjala “agjendë” (shpesh shkruar gabimisht me -xh-, “axhendë”) vjen në shqip nga gjuhët neolatine.
AKS ⇒ BOSHT 100%
AKTIVITÉT ⇒ VEPRIMTARÍ 100%
Shënim. Fjala “aktivitet” shpesh përdoret nga shqipfolësit me kuptimin e një ngjarjeje të caktuar (zakonisht festive), p.sh., Sot në shkollë kishim një aktivitet me rastin e 28 Nëntorit. Ky përdorim nuk është mjaft i saktë, pasi fjala “aktivitet” nuk ka një kuptim të tillë. Një fjalë më e përshtatshme për këto raste do të ishte “…
ALTOPARLÁNT ⇒ ZËNGRÍTËS 100%
APROVÓJ ⇒ MIRATÓJ 100%
b-
c-
ç-
d-
DEDIKÍM ⇒ KUSHTÍM 100%
dedikój ⇒ kushtój || dedikúar ⇒ kushtúar
dh-
e-
EKSPERIÉNCË ⇒ PËRVÓJË 100%
ë-
f-
g-
gj-
h-
i-
j-
k-
KONFLÍKT ⇒ MOSMARRËVÉSHJE 100%
KOSHIÉNCË ⇒ VETËDÍJE 100%
KUALITÉT ⇒ CILËSÍ 100%
l-
LOKACIÓN ⇒ VENDNDÓDHJE 100%
ll-
m-
MEMÓRIE ⇒ KUJTÉSË 100%
MOMÉNT ⇒ ÇAST 100%
MONITORÓJ ⇒ MBIKËQÝR 100%
MORTALITÉT ⇒ VDEKSHMËRÍ 100%
n-
NACIONÁL ⇒ KOMBËTÁR 100%
nacionalízëm ⇒ kombëtarízëm || nacionalist ⇒ kombëtarist
NEGOCIÁTË ⇒ NDËRMJETËSÍ 100%
nacionalízëm ⇒ kombëtarízëm || nacionalist ⇒ kombëtarist
nj-
o-
p-
PASSWÓRD (PASUORD) ⇒ FJALËKALÍM 100%
PREFERÓJ ⇒ PARAPËLQÉJ 100%
PREZÉNT ⇒ I PRANÍSHËM 100%
PRIMÁR ⇒ PARËSÓR 100%
q-
r-
RACIONÁL ⇒ I ARSYESHËM 75%
Kujdes! Në fushën e matematikës dhe në disa nënfusha të shkencës, fjala “racional” ka kuptim krejtësisht të ndryshëm dhe duhet ruajtur në formë të tillë. P.sh., numrat racionalë, racionalizmi (si filozofi) etj. Këto janë fjalë të ngulitura në këto fusha dhe është shumë e vështirë (madje edhe dëmshkaktuese) të ndryshohen duke u përpjekur të gjenden gjegjëse. Çfarë ngatërresash do të shkaktonte në matematikë sikur të thonim nga nesër “numrat e arsyeshëm dhe numrat e paarsyeshëm”.
rr-
s-
SEKONDÁR ⇒ DYTËSÓR 100%
SUPÓRT ⇒ MBËSHTÉTJE 100%
suportój ⇒ mbështét || suportúes ⇒ mbështétës
sh-
t-
TROTUÁR ⇒ KËMBËSÓRE 100%
Fjala "trotuar" vjen nga gjuha frënge, trottoir.
Kujdes! Fjala “këmbësore” bën homonimi (këtu: shkruhet e shqiptohet njësoj) me atë fjalë që ka kuptimin e një personi të gjinisë femërore që ecën në këmbë.
Dy këmbësore (vajza) po ecnin anës rrugës. Mos dil nga këmbësorja (rruga për këmbësorët) more djalë!
th-
u-
UNANIMÍSHT ⇒ NJËZË́SHËM (NJËZË́RI) 100%
në mënyrë unaníme ⇒ në mënyrë të njëzëshme || unaním ⇒ njëzë́ri
"Unanimisht" vjen nga latinishtja (unanimus, d.m.th. "i një mendimi, në bashkësi"). Fjala përbëhet nga rrënjët uno "një" dhe animus "mendje, shpirt". Në gjuhën shqipe, rrënja uno zëvendësohet me rrënjën "një", teksa animus zëvendësohet me fjalën "zë", duke qenë se një nga shumë kuptimet e kësaj fjale në shqip ka të bëjë me "gjykimin a mendimin e dikujt për një çështje të caktuar". Kështu pra, fjala "njëzëri" ka kuptimin e plotë të fjalës "unanim". Njëzëri, d.m.th., të një mendimi, të një gjykimi. Përdorimi i huazimit "unanimisht" është krejtësisht i panevojshëm përballë fjalës shqipe.
v-
VIVA VOCE ⇒ ZË I LÁRTË 100%
VIZUÁL ⇒ PAMÓR 100%