Besëlidhja
për Mbrojtjen
dhe Përparimin
e Gjuhës Shqipe
↓
Për një gjuhë, për një komb, për një mijë jetë…
Çfarë është Besëlidhja?
Besëlidhja për Mbrojtjen dhe Përparimin e Gjuhës Shqipe (BMPGJSH), ose shkurt, Besëlidhja, është një nismë jofitimprurëse me qëllim shumëplanësh, që synon të nxisë, të mbështesë dhe të rritë përdorimin e qëndrueshëm, të plotë dhe të saktë të gjuhës shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar. Besëlidhja është vendbashkim i dashamirësve të gjuhës, brenda dhe jashtë kufijve politikë të Shqipërisë, me qëllimin për të ruajtur dhe përparuar trashëgiminë tonë gjuhësore kombëtare. Gjuha është, për ne, ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar. Besëlidhja synon të bashkojë mendimtarë, për shkëmbim idesh, veprimtarisht e kontributesh gjuhësore.