Çfarë do të donit t’i thonit gjuhës shqipe sot?
Rubrika “Shkrime”
Nëse dëshironi të shkruani apo keni shkruar diçka në lidhje me gjuhën shqipe dhe temat e trajtuara nga Besëlidhja, jeni më se të mirëpritur ta dërgoni duke plotësuar fletëdërgesën e mëposhtme. Shkrimi juaj do të shqyrtohet nga Komisioni i Redaktorëve. Nëse shihet e nevojshme të bëhen ndryshime të caktuara, ne do t'ju kontaktojmë mbrapsht me çdo ndryshim që dëshirojmë të bëjmë. Vetëm nëse ju bini plotësisht dakord, atëherë shkrimi do të publikohet.
Ju lutemi, jini të vetëdijshëm për këtë rregullore të brendshme:
Dërgesa e një shkrimi nuk garanton publikimin e tij. Ka shumë faktorë që ndikojnë në përzgjedhjen e shkrimeve, që nga saktësia, përmbajtja, vlera gjuhësore etj. Besëlidhja do t’i shqyrtojë të gjitha tekstet që vijnë. Thënë kjo, nuk jemi të detyruar t'ju japim një arsye për refuzimin e publikimit. Në fund të gjithë procesit të shqyrtimit, nëse nuk shihet e nevojshme të bëhen ndryshime, shkrimi juaj do të publikohet menjëherë dhe ju do të njoftoheni zyrtarisht mbi publikimin e tij. Në rast se nevojiten ndryshime, publikimi vendoset në listëpritje për publikim, deri në çastin që ju vendosni të ndërveproni me ne, pra të dërgoni përgjigjen tuaj në lidhje me ndryshimet.
Nuk do të tolerohen në asnjë lloj mënyre shkrime që nxisin urrejtje, shkrime ofenduese, gjuhë e pahijshme, apo çfarëdolloj shkrimesh keqëdashëse. Mos harroni që kritika lejohet dhe madje nxitet. Sidoqoftë, kjo duhet të jetë e shprehur mirë, qetësisht, në mënyrë argumentative dhe me etikë.
Ne nuk përcaktojmë kufij të prerë mbi numrin e fjalëve, megjithatë ju kërkohet që shkrimet të jenë të mirështjelluara dhe konceptet e trajtuara të mirëshpjeguara.
JU LUTEMI, MBANI PARASYSH SE RUBRIKA "SHKRIME" NUK U DEDIKOHET SHKRIMEVE KRIJUESE (POEZI, HISTORI ETJ.
Përse kjo trajtë?
Arsyeja pse është vendosur